No Image Available

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, arrestohet një tjetër person, dyshohet si ekzekutor

mondi mehalla ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Në pranga ka rënë shtetasi Nevzat Spaho 33-vjeç, i cili dyshohet se është ekzekutori. Arrestimi i 33-vjeçarit është bërë në Përrenjas, ndërsa Spaho rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Arrestimi i Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në vrasje. Policia e Elbasanit njoftoi dje se kishte zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, duke shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë. Dy personat e...