Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës! Kapet në kufi personi që përdori mjetin e autorëve, kontrolle në Lezhë
Mondi Mëhalla TIRANË-Naldo Gjoni banues në Lezhë, është shoqëruar në Policinë e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Gjoni dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor nga atentatorët në ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traun e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. Policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mjeti tip 'Audi' i përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond...