“Parlamenti i Qytetarëve”/ A shkoi protesta sic duhej, Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më të mirë, është…

“Parlamenti i Qytetarëve”/ A shkoi protesta sic duhej, Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më të mirë, është…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se nisma e opozitës pranë Kryeministrisë nuk është një protestë klasike, por një formë e re komunikimi me qytetarët, e lindur, sipas tij, nga mbyllja e hapësirave të fjalës në Parlament. Kaso theksoi se të hënave do të vijojë “Parlamenti i Qytetarëve”, një tribunë ku qytetarët nga gjithë vendi artikulojnë problemet e tyre drejtpërdrejt, ndërsa deputetët e PD-së u japin zë shqetësimeve që, sipas tij, mazhoranca i ka heshtur. Ai u shpreh se një qeveri e përgjegjshme duhet të reflektuar mbi këto mesazhe, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve. Në lidhje me përshkallëzimin e aksioneve, Kaso konfirmoi se krahas “Parlamentit të Qytetarëve”, pritet nisja e turit të Sali Berishës në bazë dhe vijimi i...