Shkon në 151 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 13 të arrestuar

Shkon në 151 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 13 të arrestuar

Të hënën, autoritetet e Hong Kongut njoftuan se hetimet po vazhdonin në shtatë ndërtesat e kompleksit Wang Fuk Court në Tai Po, ku shpërtheu zjarri më vdekjeprurës në 75 vjet. Numri i të vdekurve ka arritur në 151, ndërsa rreth 40 persona janë ende të zhdukur. Sekretari i Përgjithshëm i Hong Kongut, Eric Chan, tha se shtatë nga njëzet rrjetat mbrojtëse që u përdorën në skelat rreth kullave të kompleksit nuk përmbushnin standardet e sigurisë nga zjarri. Sipas Chan, inspektimet fillestare treguan se materialet ishin në përputhje me standardet, por më vonë u zbulua se materiale më të lira dhe të pacertifikuara po vendoseshin në vende të vështira për t’u arritur për të shmangur zbulimin. Chan e quajti praktikën një “akt të turpshëm” dhe shtoi: “Ata ishin të interesuar vetëm...