Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rusia sulmon sërish Ukrainën, 4 të vrarë dhe 40 të plagosur në Dnipro
Katër të vrarë nga sulmi rus në Dnipro, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës Një sulm me raketa ruse goditi mëngjesin e së hënës qytetin lindor ukrainas Dnipro, duke lënë 4 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur. Sipas raportimeve ende të pakonfirmuara, Rusia mund të ketë përdorur një raketë balistike. Pamjet nga vendngjarja treguan një shpërthim të madh pranë një autostrade, ndërsa ndërtesa zyrash, makina dhe dyqane u dëmtuan rëndë. Dnipro, rreth 100 km nga fronti, ka qenë objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse që prej fillimit të pushtimit të plotë në vitin 2022. Sulmi ndodhi vetëm një ditë para takimit të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, një tjetër përpjekje brenda raundit të...