Jo paga nën 60 mijë lekë në ndërtim/ Publikohet lista indikative, Tatimet: Nën këtë vlerë objekt kontrolli

Jo paga nën 60 mijë lekë në ndërtim/ Publikohet lista indikative, Tatimet: Nën këtë vlerë objekt kontrolli

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, një instrument që synon të shërbejë si referencë për pagat reale të profesionistëve në këtë industri dhe të mbështesë përpjekjet për reduktimin e informalitetit. Në një njoftim në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bënë të ditur se kjo masë po ndërmerret në kuadër të rritjes së pagesës së sigurimeve shoqërore. “Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori. Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do...