Lëkundje në NATO/ Uashingtoni hap mundësinë që posti i SACEUR-it t’i kalojë Gjermanisë

Lëkundje në NATO/ Uashingtoni hap mundësinë që posti i SACEUR-it t’i kalojë Gjermanisë

I dërguari amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se ai “shpreson që një gjerman të marrë komandën e forcave aleate në Europë”, kanë tronditur shtetet anëtare të NATO-s dhe kanë ndezur debat mbi rolin e ardhshëm të SHBA në aleancë. Sipas Newsweek, komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Berlin janë lexuar si sinjal i një tërheqjeje graduale të Washingtonit nga dominimi tradicional në strukturat ushtarake të NATO-s. Prej krijimit të aleancës, posti i SACEUR, komandantit suprem të Forcave Aleate në Europë, ka qenë gjithmonë në duart e amerikanëve, që nga Dwight Eisenhower në vitin 1950 e deri te gjenerali aktual Alexus Grynkewich. Ideja që një gjerman mund të zëvendësojë një amerikan është parë si një ndryshim historik. Sugjerimi i Whitaker vjen pas qëndrimeve të përsëritura të Donald Trump, i...