Greqi/ Fermerët tentojnë të përmbysin furgonin e policisë, përleshje të dhunshme me efektivët

Greqi/ Fermerët tentojnë të përmbysin furgonin e policisë, përleshje të dhunshme me efektivët

Në Greqi fermerët kanë nisur që prej ditës së djeshme bllokimin e akseve rrugore kombëtare në shenjë proteste për vonesat që janë krijuar në dhënien e subvencioneve të BE pas një skandali korrupsioni. Në rajonin e Thesalisë, përleshjet shpërthyen kur fermerët bllokuan një autostradë Athinë-Selanik, duke kërkuar kompensime për subvencionet e vonuara të BE-së dhe duke denoncuar korrupsionin. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u përpoqën të kalonin nëpër korsi dhe të përmbysnin furgonin e policisë. Vonesat në pagesa vijnë mes hetimeve për një skandal në të cilin disa fermerë dyshohet se kanë falsifikuar pronësinë e tokës dhe të bagëtive për të marrë subvencione bujqësore të BE-së. Autoritetet greke kanë nisur hetime të ndara dhe parlamenti po heton agjencinë qeveritare OPEKEPE, e cila shpërndan...