Detaje nga atentati në Elbasan/ “Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi menjëherë biznesmenin!” Viktima nën hetim pasuror…

Detaje nga atentati në Elbasan/ “Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi menjëherë biznesmenin!” Viktima nën hetim pasuror…

Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.  Ajo tha se biznesmeni ishte i kartelizuar për shpërndarje droge, dhe ishte referuar për hetim pasuror nëse i justifikonte apo jo pasuritë.  Ndër të tjera gazetarja zbuloi itinerarin e viktimës gjatë orëve të fundit të jetës.  “Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zi zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si person me precedent penal. Policia nisi një hetim pasuror, që nuk...