Tentoi të vriste një person me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Has

Tentoi të vriste një person me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Has

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit pasi ka tentuar të vrasë me mjet prerës një 60-vjeçar.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.  60-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkaq, policia ka sekuestruar mjetin prerës që dyshohet se ka përdor autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.  “Krumë, Has Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.  Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.  Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.  Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I....