Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e 43-vjeçarit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët
Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar, Mondi Mëhalla. Ngjarja ndodhi orës 20:35 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”. Mëhalla u gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip “Range Rover”. Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë./vizionplus.tv