Plani për paqen me Rusinë, Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë

Plani për paqen me Rusinë, Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas i kanë përfunduar takimet e tyre në Florida, të cilat Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka përshkruar si “shumë produktive”, ndonëse nevojitet punë shtesë për të finalizuar një plan për përfundim të luftës së Rusisë në Ukrainë. “Kemi pasur një tjetër takim shumë produktiv, nisur nga bisedimet në Gjenevë, më pas takime tjera të javës, por duhet bërë më shumë punë”, u ka thënë Rubio gazetarëve më 30 nëntor, pas takimit, por pa ofruar më shumë hollësi. “Ka shumë gjëra që po ndryshojnë, dhe natyrisht që është edhe një palë tjetër e përfshirë këtu që duhet të jetë pjesë e ekuacionit”, ka thënë ai, duke iu referuar Rusisë. “Do të vazhdojmë edhe këtë javë, kur [i dërguari...