Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, u rrit me 35% për tetorin
Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, duke konfirmuar një ndjeshmëri të ulët ndaj masave kufizuese të aplikuara nga Banka e Shqipërisë. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në muajin tetor, sektori bankar dha gjithsej rreth 4.7 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 35% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Në periudhën korrik-tetor, që përkon me hyrjen në fuqi të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për shtëpi ka arritur në 18.5 miliardë lekë, në rritje me gati 23% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2024. Të dhënat progresive të 10-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Sektori bankar...