Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Greva e fermerëve grekë, bllokohet për 5 orë kalimi në aksin Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Greva e fermerëve greke nisi ditën e shtunë kur u bllokua me 4 orë lëvizja në kufirin me Kakavijën.