Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e, në vijim të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në video të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha mbërrin në institucion dhe pritet nga disa mbështetës të tij. Gjatë arritjes, ai nuk dha asnjë prononcim për mediat. Sipas burimeve, Berisha po respekton masën e sigurisë, pavarësisht se ka kaluar rreth një vit. Masë kjo e caktuar me vendimin e Apelit të datës 3 janar 2025. Më 20 nëntor, Berisha depozitoi me anë të avokatëve një kërkesë në Gjykata Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e urdhërit për detyrim paraqitje. Ai pret që Gjykata Kushtetuese të mos e aprovojë më këtë masë, duke argumentuar sipas komunikimit që ka bërë se...