Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve që vranë Mond Mëhallën mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit. Biznesmeni Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, në automjetin e tij tip “Range Rover”, pak momente sapo kishte lënë biznesin e tij.