Aksident automobilistik në jug të vendit, përfundon në pranga shoferi përgjegjës

Aksident automobilistik në jug të vendit, përfundon në pranga shoferi përgjegjës

Një aksident rrugor u regjistrua dje në aksin “Levan–Tepelenë”, ku u përfshinë dy automjete. Si pasojë, një 45-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u arrestua në flagrancë. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndërhynë menjëherë pas ngjarjes dhe ushtruan ndalimin e drejtuesit të automjetit. Arrestohet shtetasi me iniciale S. B., 39-vjeç, banues në Cakran, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I lënduari, shtetasi me iniciale G. M., 45-vjeç, banues në Fratar, u dërgua me urgjencë në spital. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve për trajtim dhe po i nënshtrohet ndërhyrjeve të nevojshme. Strukturat e rendit po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e aksidentit dhe rrethanat përfshirë shpejtësinë, gjendjen e mjetit,...