Vrasja e Mondi Mëhallës, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

Vrasja e Mondi Mëhallës, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit. Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona. Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”. Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.