Aksident me vdekje në aksin Roskovec–Berat, humb jetën një 50-vjeçar

Aksident me vdekje në aksin Roskovec–Berat, humb jetën një 50-vjeçar

Aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Roskovec–Berat. Pranë fshatit Strum, Një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale. “Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50 vjeç, banues në Strum.Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor...