Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zhduket adoleshentja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë
Një 13-vjeçare është shpallur e zhdukur në Tiranë pasi është larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë. “Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.