Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U përfol se u arratis pas tensioneve me SHBA, Maduro shfaqet publikisht në Karakas, Trump konfirmon telefonatën me presidentin e Venezuelës
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u shfaq publikisht të dielën, pas disa ditësh mungesë që ndezën spekulime se ai ishte arratisur për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me SHBA-në. Maduro, i cili zakonisht shfaqet disa herë në javë në televizionin shtetëror, nuk ishte parë që nga e mërkura, duke hapur rrugë zërave për vendndodhjen e tij. Ai doli në një event vjetor për çmimet e kafesë në Karakas, ku shpërndau medalje për prodhuesit dhe foli shkurt, pa iu referuar krizës aktuale. Në fund të aktivitetit ai deklaroi se Venezuela është “e pathyeshme”, në një mesazh të nënkuptuar ndaj SHBA-së, e cila ka dislokuar anije luftarake dhe rreth 15 mijë trupa në rajon. Karakasi akuzon Uashingtonin se kërkon largimin e Maduros me forcë. Shfaqja e tij...