I dërguari i posaçëm i SHBA-së sot në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar mbi planin e paqes së Uashingtonit

I dërguari i posaçëm i SHBA-së sot në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar mbi planin e paqes së Uashingtonit

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Moskë sot, tha një zyrtar amerikan për CNN, mes përpjekjeve intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Udhëtimi i tij në kryeqytetin rus ku pritet të takohet me Presidentin Vladimir Putin vjen një ditë pasi Witkoff, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, u takuan me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas në Florida. Rubio tha pas takimit se ishte bërë përparim, por se kishte ende shumë punë për të bërë. Ai shtoi se zyrtarët amerikanë “kanë qenë në kontakt në nivele të ndryshme me palën ruse, por ne gjithashtu kemi një kuptim mjaft të mirë të pikëpamjeve të tyre”. Nuk është...