Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Detajet/ Ekzekutimi mafioz i Mondi Mëhallës në Elbasan, 10 persona të shoqëruar, do pyeten…
Elbasani u trondit mbrëmjen e së dielës, (30 nentor) nga një atentat me armë zjarri, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua brenda automjetit të tij të parkuar.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u gjet i vrarë shtetasi Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka. Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që u fut në automjet, ai u qëllua me armë zjarri, duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Dinamika e ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të mëparshëm, ndodhur gjatë javës së fundit, për motive ende...