Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sot Dita Botërore kundër AIDS. 1,3 milionë persona në botë të infektuar vetëm gjatë vitit të kaluar
Prej vitit 1988, 1 dhjetori njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV AIDS. Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e marrjes së këtij infeksioni (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija zë 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut zë 3% të rasteve në total. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1,3 milionë persona në mbarë botën u infektuan me virusin e imunodeficiencës njerëzore (HIV) në vitin 2024, i cili mund të shkaktojë SIDA nëse nuk trajtohet. Ndërkohë edhe në vendin tonë nga të dhënat e Shëndetit Publik (në 2024)...