Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive

Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive

Në përkujtim të 15-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, sot u vendos një stol pranë një fushe sportive. Në stol është vendosur një pllakë metalike përkujtimore me portretine Martin Canit të realizuar me lazer. Grupi Prindërit për Arsim Cilësor bëjnë me dije se janë në pritje të aprovimit nga Bashkia Tiranë dhe Zyra Vendore Arsimore Tiranë për vendosjen e një stoli të tillë edhe në oborrin e e shkollës "Fan Noli". NJOFTIMI I PRINDËRIT PËR ARSIM CILËSOR: Sot vendosëm stolin përkujtimor për Martinin pranë familjes së tij, pikërisht më 28 Nëntor. Zgjodhëm këtë datë simbolike, sepse atdhedashuria fillon me dashurinë dhe përkushtimin ndaj tjetrit. Ngjarja e Martinit është një kujtesë e dhimbshme, por edhe një thirrje për më...