Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në rrugët Tiranë-Durrës: Kamioni godet makinën dhe e hedh në kanal, dy të plagosur
Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës ku një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një automjet, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal. Si pasojë e ngjarjes, dy persona që ndodheshin në automjet janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, lagështia në rrugë dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit, duke bërë që drejtuesit të humbnin kontrollin e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar për shkak të...