Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ceremoni për 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të gjithë kemi një rol në integrimin në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje, më 28 nëntor, një pritje zyrtare në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj theksoi rëndësinë e një kulture të re politike dhe angazhimin e çdo institucioni dhe qytetari në prioritetet kombëtare që e çojnë vendin përpara. “Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare, që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar në një qëllim të madh kombëtar ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin tonë të përbashkët.”, tha Begaj. Ai shtoi: “Në këtë rrugëtim europian çdo reformë ka rëndësi, çdo...