Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kakavija vishet kuqezi për Ditën e Pavarësisë, emigrantët kthehen me flamuj në duar
Në Ditën e Pavarësisë, udhëtarët që hynin në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës u pritën me këngë, traditë dhe simbolikë kombëtare. Një grup fëmijësh nga Gjirokastra, të veshur me kostume popullore, sollën këngë polifonike dhe motive të trashëgimisë sonë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të gjithë udhëtarët. Ndërsa një vajzë e veshur me kostumin karakteristik të Dropullit shpërndante flamujt kuq e zi, duke përcjellë mesazhin e krenarisë dhe identitetit shqiptar në këtë ditë të rëndësishme.