Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
OKB i bën thirrje SHBA-së të mos mbyllë portat për azilkërkuesit
Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë të pranojnë azilkërkues dhe t’u garantojnë atyre rrugë ligjore, pas deklaratave të Presidentit Donald Trump, i cili u zotua të pezullojë imigracionin nga vendet e “Botës së Tretë” pas një sulmi pranë Shtëpisë së Bardhë. Qëndrimi i OKB-së vjen pasi një shtetas afgan, që ka hyrë në SHBA në vitin 2021 dhe që sipas hetuesve ka qenë informator i CIA-s, kreu një sulm me armë zjarri dy ditë më parë, duke lënë të vrarë një efektiv policie dhe duke plagosur rëndë një tjetër. I pyetur për reagimin ndaj deklaratave të Trump, zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Lawrence, theksoi se azilkërkuesit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare.“Ata kanë të...