113-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Proda: Është muaji i flamurit, i grave dhe burrave që u sakrifikuan për lirinë

113-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Proda: Është muaji i flamurit, i grave dhe burrave që u sakrifikuan për lirinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka uruar të gjithë shqiptarët për 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Proda kujton dhe nderon dëshmorët të cilët kanë rënë në detyrë duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. “Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për festat e Nëntorit! Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut. Në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit....