Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë, përplasen 8 makina në dalje të tunelit
Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 18:08 Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të, në drejtim të Tiranës, shumë pranë Bërzhitës. Në vendngjarje ndodhen aktualisht dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe policia. Kryesisht nga aksidenti ka dëme materiale, por dy persona po marrin ndihmë mjekësore në ambulancë.