“Ti, nusja dhe nëna, i keni telefonat në përgjim”/ Si ish-oficeri i operacionales i jepte informacione Denis Myftiut

“Ti, nusja dhe nëna, i keni telefonat në përgjim”/ Si ish-oficeri i operacionales i jepte informacione Denis Myftiut

Ish-oficeri i operacinales Igli Haxhiaj, duket se dëshironte që të fitonte besimin e Denis Myftiut, drejtuesit të organizatës që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës në Itali. Gjatë zbërthimit të bisedave të koduara në “Sky ECC”, Haxhiaj i shkruan Myftiut se janë rreth miqësor dhe se nuk ka të bëjë me gjobë. Në shenjë besimi, Haxhiaj i shkruan Myftiut që ai, nusja dhe nëna e tij, i kanë telefonat i kanë në përgjim. Ndërsa më tej, ish-oficeri i shkruan Denis Myftiut se ky informacion ishte falas dhe ishte dhuratë nga shokët, ndërsa për informacione të tjera, duhet të paguante. “Po vazhdove me iden qe eshte gjob po te them prap qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me...