Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, Policia jep detajet

Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, Policia jep detajet

Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 12:30 Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Kukës, ku bëhet me dije se është qëlluar drejt një biznesi. Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen. “Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave...