Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, policia nis hetimet
Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.