Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në urimin e tij, Spahiu shprehu përgëzimet më të përzemërta për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke e cilësuar këtë ditë si një kujtesë të gjallë të sakrificave dhe qëndresës së popullit shqiptar përgjatë historisë. Ai vlerësoi kontributin e etërve të shtetit shqiptar, të cilët punuan për shpalljen e pavarësisë më 1912. “Uroj që Zoti t’i japë popullit tonë dituri, qetësi dhe fuqinë për të vazhduar punën për ndërtimin e një atdheu përherë e më të mirë për qytetarët e vet,” tha ndër të tjera Spahiu. Ai theksoi se populli shqiptar, edhe pse ndër më të vuajturit në rajon,...