Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Qëllohet me armë ndaj një biznesi në Kukës
Të shtëna me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e lënë pas në Kukës, pranë një biznesi përgjatë Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve të para, të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në zonë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe për sigurimin e provave.