Osmani në Shkodër për festën e Pavarësisë: Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë në rrugën e integrimin në BE

Osmani në Shkodër për festën e Pavarësisë: Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë në rrugën e integrimin në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku do i bashkohet festimeve për pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Në këtë takim, Osmani është pritur nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Duke folur për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta. Ajo theksoi gjithashtu se si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. “Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët...