Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por edhe artistë me famë botërore. Mes tyre është Bebe Rexha, e cila ka reaguar në rrjetet sociale me një gjest të ndjeshëm. Këngëtarja shqiptaro-amerikane rishpërndau në Instagram Story një video të Shpat Kasapit duke interpretuar këngë patriotike, duke vendosur një emoji pëllumbi dhe flamurit shqiptar. Ky simbolikë përfaqëson ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.