Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“21 Janari, Meta s’ka asnjë provë”/ Avokati: Kërkon të fajësojë Bashën dhe të mbrojë Berishën
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, tha se ish-presidenti Ilir Meta “nuk ka asnjë provë” në pretendimet e tij lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa theksoi se çështja tashmë është fokusuar te “zinxhiri komandues” i Gardës së Republikës. Sipas Petraj, protestuesit e asaj dite “ishin pa armë e pa mjete ushtarake”, ndërsa situata mund t’i ketë dalë nga kontrolli strukturave të Gardës. Ai akuzoi Metën se po përpiqet të fajësojë Lulzim Bashën dhe të mbrojë Sali Berishën, ndërsa shtoi se për rolin e Gardës “do të ketë ndëshkime”. Petraj përmendi edhe zërat e kohës për një grup të ardhur nga Maqedonia që supozohej se do të mbështeste Berishën, duke theksuar se këto mbeten vetëm në kuadrin e raportimeve të asaj periudhe. Sipas...