Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

Mbyllet greva e minatorëve, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e 10 kërkesave të tyre

Një qëndresë që zgjati rreth dy muajsh, një protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira punë nga minatorët e Spaçit në Mirditë, u mbyll këtë të premte. Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”. Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, të ndërmjetësuar nga kryebashkiaku kanë nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve te larguar nga puna dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.