Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
FOTO/ Shoqata ”Korabi” i dhuron spitalit në Laç një inkubator për të porsalindurit dhe pajisje kirurgjikale
Një akt bamirësie është bërë nga shoqata ”Korabi”, ku spitalit të qytetit të Laçit u dhuruan një inkubator për të porsalindurit si dhe pajisje të tjera kirurgjikale për ndërhyrje urgjente, gjatë një ceremonie që u zhvillua të martën e shkuar datë 25 nëntor 2025. Kjo është herë e pestë që kjo shoqatë dhuron pajisje të tilla për spitalet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoqata “Korabi” është krijuar në Bolonjë në vitin 2022 dhe përbëhet nga sipërmarrës e profesionistë shqiptarë dhe arbëreshë. Drejtuesit e shoqatës u pritën nga kryetarja e bashkisë Laç, Majlinda Cara, dhe drejtoresha e spitalit, znj. Edlira Lleshi. Kryetarja e bashkisë falënderoi “Korabin” për këtë gjest bujar duke nënvizuar faktin se një pajisje e tillë i mungonte spitalit dhe se prej ditës...