Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet, niveli i ujit rikthehet në pikën kritike

Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet, niveli i ujit rikthehet në pikën kritike

Lumi Vjosa ka dalë përsëri nga shtrati, pasi prurjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të vendit kanë çuar në përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve. Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten. Sipas parashikimeve të emergjencave civile, zonat jugore, përfshirë Përmetin, do të preken nga reshje intensive edhe gjatë orëve në vijim, çka pritet të shtojë më tej nivelin e Vjosës. Autoritetet kanë njoftuar banorët që rrezikohen nga përmbytjet, 13 banesa në zonat pranë lumit, të tregojnë kujdes dhe të jenë gati për çdo situatë emergjente. Një apel është drejtuar edhe për banorët e fshatrave të njësisë administrative Novoselë, të cilët mbajnë bagëti në tokat...