Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Operacioni i përbashkët i SPAK me prokurorinë e Breshias, dalin pamjet e aksionit, u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit
Prokuroria e Posaçme SPAK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Breshias, ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion të përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, gjatë të cilit u arrestua oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Top Channel ka siguruar dhe pamje nga operacioni i zhvilluar në Shqipëri, ku shihen forcat speciale në ambientet e jashtme të një banese që dyshohet se është në kryeqytet. Raportohet se Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrjen e sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK, apo detaje të tjera mbi numrin e personave të ndaluar në Shqipëri. Top Channel