Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pas rreth 2 orësh Erion Isai lë ambientet e SPAK
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh. Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK, ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. LEXO EDHE: Erion Isai paraqitet sërish në SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. SPAK ka hetuar 4 tendera: 1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020. 2. Procedura e prokurimit me objekt "Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)", me nr. REF-75548-10-14-2020. 3.Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim i...