Gjykata e Shkodrës lë në burg Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, i rezistuan 12 orë policisë në Fushë Arrëz

Gjykata e Shkodrës lë në burg Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, i rezistuan 12 orë policisë në Fushë Arrëz

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest në burg për Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, të cilët 3 ditë më parë u ngujuan të armatosur në një banesë të braktisur në fshatin Orosh në Fuzhë Arrëz. Për gati 12 orë ata qendruan të izoluar në banesë, teksa refuzonin t’i dorëzoheshin Policisë. Dy të rinjtë u vetëdorëzuan për shkak të pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre. Gjatë 12 orëve në rrethim, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të RENEA-s duke u rrezikuar jetën. Blutë informuan se rreth orës 09:00, konstatuan një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur brenda në një banesë...