Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Statistikat më të larta të aksidenteve/ Të rinjtë në timon 25–34 vjeç mosha më problematike
Aksidentet rrugore u ulën me 18.3 për qind gjatë muajit tetor ndërkohë që si 10 mujor kjo ulja ishte në nivelin 16.5 për qind. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave që janë ende paraprake tregojnë se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 116 aksidente rrugore, nga të cilët 164 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). “Gjatë periudhës Janar – Tetor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,5%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në njoftimin e INSTAT. Në shumicën e rasteve shkak për aksidentin duket se është sjellja që drejtuesit e mjeteve kanë në timon ndërkohë që jo në pak raste duket se shkak janë bërë edhe këmbësorët. Grupmosha që mban peshën më...