Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dibër/ GJKKO jep vendimin: Dy policë dënohen për korrupsion, një i pafajshëm
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për tre persona, mes tyre dy zyrtarë policie, pasi akuzohen se favorizuan autorin e një plagosjeje në Dibër. Sipas vendimit, Shuip Cami ish oficer i Policisë Gjyqësore u shpall fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Gjykata vendosi gjithashtu ndaj tij heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Ndërkohë, Flamur Kurti u deklarua fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj burgim pas uljes me 1/3. Megjithatë, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të...