Salianji nis lëvizjen brenda PD: Mbledh kandidatë e ish-garues të primareve

Salianji nis lëvizjen brenda PD: Mbledh kandidatë e ish-garues të primareve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike. Pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, Salianji ka mbledhur këtë të enjte disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare morën një rezultat të mirë. Në takim me Salianjin kanë qenë: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë. Raportohet se në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik. Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm...