Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, Sipas AMP, nga hetimet është konstatuar se E.SH, ka vepruar në mospërputhje me detyrën dhe ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë...