Goditen klanet shqiptare! Aksioni me Italinë, SPAK arreston oficerin e Antiterrorit

Goditen klanet shqiptare! Aksioni me Italinë, SPAK arreston oficerin e Antiterrorit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët me Prokurorinë e Breshias, ku u godit rrjeti i gjerë i tafikut të kokainës dhe heroinës. Haxhiaj dyshohet se akuzohet për disa vepra penale, si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më herët ai ka qenë tek Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale. Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.